image Tre ministrat e qeverisë Hoti marrin nga një pagë shtesë në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Kosovë

Tre ministrat e qeverisë Hoti marrin nga një pagë shtesë në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

news image

Ministrat e qeverisë Hoti, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami dhe Skënder Reçica janë punësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Zemaj.

Ata përveç që paguhen nga puna që e bëjnë në ministritë që i udhëheqin, tani marrin pagë shtesë edhe në këtë bord, ku për këtë angazhim, ministrat në fjalë marrin deri 850 euro kompensim në muaj.

Emrat e këtyre ministrave të punësuar në këtë sektor janë të publikuar në faqen zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Më datë 14.09.2020 Bordi i ri Drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore mbajti takimin e parë konstituiv pas emërimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Konform dispozitave të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe Statutit të Fondit, Bordi Drejtues zgjodhi kryesuesin e Bordit z.Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e faqes zyrtare.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën janë emëruar anëtarë të Bordit. /Gazeta Sinjali/