image Tre liderë të BE-së do të takohen me Zelenskyn

Botë

Tre liderë të BE-së do të takohen me Zelenskyn

news image

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë janë planifikuar të takohen me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky në Kiev, raportojnë mediat çeke.

Të tre liderët synojnë të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas.

Tre kryeministrat thuhet se kaluan kufirin me Ukrainën këtë mëngjes përpara se të udhëtonin në kryeqytet me tren, raporton BBC.

Vizita vjen derisa Rusia vazhdon sulmet e saj në Kiev, ku së shpejti do të hyjë në fuqi një shtetrrethimi që zgjat deri të enjten. Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve.

/GazetaSinjali/