image Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

Shëndetësi

Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

news image

Tre kirurgë dyshohet të kenë marrë para nga pacientët për të kryer operacione në spitalin e Vushtrrisë.

Gazeta Shneta po raporton se në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Në video familjarët tregojnë se si iu kanë dhënë para kirurgëve për të kryer operacionet. Paratë, nga rreth 150 deri në 400 Euro, janë dhënë në emër të blerjes së materialeve, kryesisht rrjeta dhe klipa. Këto dy materiale nuk janë të përfshira në Listën Esenciale të Materialeve shpenzuese.” – shkruan kjo gazetë.

Lexo raportimin e plotë duke klikuar KËTU.

/GazetaSinjali/