image "Tre janë në gjendje të rëndë"/ ShSKUK publikon raportin për pacientët me COVID-19

Shëndetësi

“Tre janë në gjendje të rëndë”/ ShSKUK publikon raportin për pacientët me COVID-19

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se gjithsej 124 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së, përderisa 38 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky shërbim bën të ditur se tre nga të hospitalizuarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet ndër të tjera në raportin e ShSKUK-së.

Postimi i plotë:

“Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 87  pacientë, 15  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72  me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 26  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë,

2  në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar pozitivë 23 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë Spitali i Gjakovës, 4 pacientë Spitali i Pejës, 14 pacientë Spitali i Gjilanit, 4 pacientë Spitali i Ferizajt, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë “./Gazeta Sinjali/