image Tre helikopterë të ushtrisë serbe fluturojnë afër Jarinjës (VIDEO)

Siguri

Tre helikopterë të ushtrisë serbe fluturojnë afër Jarinjës (VIDEO)

news image

Tre helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën sot rreth orës 16:00.

Kështu raporton “Kosovo-Online” e cila shkruan se helikopterët janë të llojit “MI-35”.

Raportohet se helikopterët kanë fluturuar për disa minuta, teksa policët e Njësisë Speciale i kanë vëzhguar në qetësi.

Kjo ka shkaktuar ekzaltimin e protestuesve serbë të pranishëm atje. /Gazeta Sinjali/