image Tre fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri, një 2-vjeçar në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Tre fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri, një 2-vjeçar në gjendje të rëndë

news image

Në Klinikën e Pediatrisë pranë QKUK-së, për shkak të infektimit me koronavirus, një 2-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësor dhe po ashtu është i intubuar me respirator, derisa dy të tjerë njëri 7 muajsh e tjetri 7-vjeçar janë në gjendje më stabile.

Kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci-Uka, e cila tha se këta fëmijë nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Grajqevci-Uka tha se 2-vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar sot është futur në respirator dhe se tash e 1 javë është i shtrirë në këtë klinik.

“Momentalisht në  repartin COVID në Klinikën e Pediatrisë janë të hospitalizuar tre fëmijë, dy fëmijë prej tyre janë në gjendje stabile …08’28 Fëmija për momentin është me respirator dhe deri më tani para dy orëve ka qenë me CPAP dhe për shkak të përkeqësimit mjekët e repartit e kanë vendosur së bashku me anesteziolog me respirator dhe është në gjendje mjaftë të rëndë. Mosha e fëmijës është dy vjeçare, është gati 1 javë që qëndron në Klinikën e  Pediatrisë momentalisht është pranuar në repartin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë…..09’17 Këta dy fëmijët tjerë njëri është shtatë muaji dhe tjetri është 7 vjeçare, gjendja e tyre momentalisht është stabile janë pranuar mbrëmë por po vazhdojnë me trajtim spitalor”, theksoi ajo.

U.D. e drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë thotë gjatë kësaj jave ka një rënie të lehtë të rasteve me COVID që kërkojnë hospitalizim, por që vetëm gjatë muajit gusht deri 50 fëmijë kanë kërkuar trajtim si pasojë e infektimit.

“Trajtim ambulator  gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Pediatrisë këtë javë e kemi diçka më të qetë më së shumti kemi pasur diku deri në 12 rasteve gjatë 24 orëve të trajtimit dhe që janë të diagnostikuar me COVID por që nuk kanë kërkuar trajtim spitalor por vetëm trajtim ambulator. Javën e kaluar kemi pasur më shumë  për arsye se ndoshta vala ka qenë më e shpeshta e rasteve që janë lajmëruar  në Klinikën e Pediatrisë me COVID pozitivë diku deri 22 fëmijë kemi pasur me COVID që janë deklaruar në Ambulancën e pranimit…..Dikur deri në 50 fëmijë gjatë gushtit kanë qenë të hospitalizuar me COVID-19 duke marr parasysh që prej janarit e deri më tani diku janë  më shumë se 110 fëmijë të hospitalozuar  në Klinikën e Pediatrisë që janë diagnostikuar me COVID-19”, u shpreh Grajqevci-Uka për KP.

Grajqevci-Uka këshillon që të vaksinohen edhe moshat e lejuara të fëmijëve sidomos tani kur edhe do të nis viti shkollor.

Vaksinimi mbron shumë sidomos janë fëmijët  që tashmë kemi një shifër më të madhe të fëmijëve që janë prekur me variantin e ri të SARS-COV2  unë i këshilloj prindërit që sa më shumë fëmijë të vaksinohen për shkak se i mbron shumë  se i mbrojnë të rritur familjarët por edhe vetveten sepse tash fillon edhe viti shkollor edhe infeksionet përhapja  e këtij virusi mundet me qenë edhe më e shpeshtë tek personat që nuk janë të vaksinuar në mënyrë që të parandalohet ky infeksion vaksinimi kishte me qenë mënyra më e duhur sidomos për rastet  për kanë imunitet të komprometuar  atëherë ata domosdo duhet vaksinuar” , u shpreh ajo.

Në Klinikën e Pediatrisë nuk janë ndërprerë asnjë prej shërbimeve mjekësore përkundër situatës pandemike. Ushtruesja e detyrës se drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci-Uka deklaron se si pasojë e virozëve të tjera jo COVID shpesh po detyrohen nga dy fëmijë t’i vendosin në një shtrat.

“Klinika e Pediatrisë asnjëherë deri më tani për këtë periudhë të gushtit nuk janë ndërprerë shërbimet tjera marr parasysh që edhe numri i rasteve kërkojnë trajtim spitalor arrijnë deri në 30 raste brenda 24 orëve edhe ai shërbim nuk ka munguar fare po ashtu edhe shërbim 24 orësh ambulator dhe nuk kanë munguar fare rastet që janë lajmëruar si konsultë….Numri i këtyre rasteve është më i shpeshtë për shembull sidomos tek reparti i Gastrologjisë ku kemi ndonjëherë edhe  në një shtrat nga dy fëmijë të hospitalizuar për shkak të numrit më të shumtë të rasteve”, u shpreh hematologia Grajqevci-Uka.

Në vetëm 24 orët e fundit raporti i IKSHP ka njoftuar se pozitiv më COVID-19 nga 0-9 vjeç kanë rezultuar 12 fëmijë, ndërsa nga 10-19 vjeç pozitiv janë 38 raste.

Ndërsa, në gjithë Kosovën pozitiv me COVID-19 janë 920 persona, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 28 qytetarë të Kosovës./Gazeta Sinjali