image Tre astronautët kinezë përfundojnë me sukses misionin shtatëmujor në hapësirë

Botë

Tre astronautët kinezë përfundojnë me sukses misionin shtatëmujor në hapësirë

news image

Tre astronautët e misionit kinez Shenzhou-21 janë rikthyer me sukses në Tokë pas afro shtatë muajsh qëndrimi në orbitë, duke përmbyllur një tjetër mision të rëndësishëm për programin hapësinor të Kinës.

Sipas autoriteteve kineze, astronautët gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore pas uljes së sigurt. Misioni kishte nisur më 31 tetor nga qendra hapësinore Jiuquan në shkretëtirën Gobi, ku anija kozmike u lëshua me raketën Long March-2F.

Gjatë qëndrimit në hapësirë, ekuipazhi realizoi eksperimente shkencore, përpunoi dhe transmetoi të dhëna të rëndësishme kërkimore, si dhe kreu operacione furnizimi për stacionin hapësinor kinez.

Astronautët zhvilluan gjithashtu tre dalje në hapësirë, duke kryer punë mirëmbajtjeje dhe instalimi të pajisjeve të reja në stacion. Një nga anëtarët e ekuipazhit, Zhang Lu, vendosi një rekord të ri në programin hapësinor kinez, duke arritur në shtatë dalje në hapësirë gjatë karrierës së tij.

Zyrtarët e agjencisë hapësinore kineze e cilësuan Shenzhou-21 një mision të suksesshëm që forcon më tej ambiciet e Kinës për zgjerimin e pranisë së saj në hapësirë dhe zhvillimin e kërkimeve shkencore në orbitë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/