Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për stërvitje me marinën finlandeze, raporton Reuters.
Minahedhësja letoneze LVNS Virsaitis, ENS ENS Sakala dhe holandeze HNLMS Schiedam do të stërviten me dy minahedhës nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot Forcat e Mbrojtjes Finlandeze.
Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për pjesëmarrje në forcën e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohet në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe“, thuhet në deklaratë.