image Tre anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen në Prizren dalin para Gjykatës, ky është vendimi

Drejtësi

Tre anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen në Prizren dalin para Gjykatës, ky është vendimi

news image

Katër nga anëtarët e familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit të shpallur në kërkim si të dyshuar për plagosjen në fshatin Gjonaj janë në duart e shtetit. Fillimisht u arrestua njëri prej tyre, e më pas u dorëzuan tre të tjerët. Këta të fundit kanë dalë para gjykatës dhe ndaj tyre është marrë vendimi për masën e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se ndaj Shaqir Likajt, Zenel Likajt dhe Isuf Likajt, Prokuroria Themelore në Prizren ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë vendim që të dyshuarit të dërgohen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Lirinë nga arratia po vazhdojnë ta shijojnë Hajdin Likaj si i dyshuari kryesor dhe Hajdar Likaj.

Të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje.

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/