Tre të arrestuarit Gzim Gashi, Faik Gashi dhe Selim Gashi, të cilët dyshohen në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti, kanë dalë para Gjykatës Themelore në Pejë, ku është mbajtur seanca dëgjimore, raporton Gazeta Sinjali.
Ndaj tyre, është marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
I dyshuari i tretë, Selim Gashi, është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Klinë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuarit e parë.
Rasti lidhet me aksionin e 10 gushtit, të koduar si ‘Mirusha’, që u zhvillua në një fshat të Klinës, ku u gjetën dhe u asgjësuan mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.