image Trazirat në Francë/ Bëri thirrje për vrasjen e një oficeri policie, 19-vjeçari dënohet me një vit burg

Botë

Trazirat në Francë/ Bëri thirrje për vrasjen e një oficeri policie, 19-vjeçari dënohet me një vit burg

news image

Një 19- vjeçar u dënua të hënën nga drejtësia franceze me dy vjet burg, një prej të cilëve u pezullua, për shkak të postimeve të tij në Twitter në të cilat ai bëri thirrje për vrasjen e një oficeri policie të cilin ai e quajti – gabimisht, si autori i të shtënave që i mori jetën 17- vjeçarit Nael, vdekja e të cilit gjatë një kontrolli në Nanterre më 27 qershor shkaktoi trazira në të gjithë Francën.

Më 28 dhe 29 qershor, Corentin S ka postuar në Tëitter një foto të një polici, duke pretenduar se ai ishte autori dhe duke premtuar shpërblime të ndryshme: 550 euro nëse dikush ia priste dorën, 1200 euro nëse i prisnin të dyja, 2000 euro nëse e vrisnin.

I riu, i cili u arrestua të enjten, postoi gjithashtu mesazhe duke bërë thirrje për një sulm në një qendër tregtare në periferi të Parisit, Creteil.

Qendra tregtare u bë një objektiv për rebelët më 30 qershor , duke i detyruar autoritetet të evakuojnë me nxitim ata që ndodheshin brenda. Policia arrestoi 21 persona.

Gjatë seancës dëgjimore në Creteil, Corentin S. shprehu pendim, theksoi se mendonte se duhej të ndryshonte.

“E njoh dëmin që kam shkaktuar, është e vërtetë që e kam tepruar”, tha ai para gjykatës, duke shtuar se qëllimi i tij me postimet ishte të fitonte para./abcnews.al

/GazetaSinjali/