Rep-artisti i njohur me famë botërore, Travis Scott, tre muaj pas ndarjes nga miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, ka thënë se do atë ende.
Ai gjithashtu ka treguar se pjesa më e vështirë e lidhjes së tij me Kylien ishte fakti se kishte shumë ndërhyrje nga jashtë.
“Pjesa më e vështirë e një marrëdhënieje është teksa përpiqesh të jësh një i vetëm me miliona zëra që interferojnë nga jashtë”, citohet të ketë thënë ai gjatë intervistës së fundit për XXL.
Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Stormi, ku reperi pohoi se gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë punuar shumë për të qenë pranë së bijës dhe nuk e kanë lënë ndarjen e tyre të ndikojë tek ajo.
“Kam kaluar shumë kohë me familjen dhe vajzën time. Të jesh baba është shumë më mirë nga ç’e mendoja se do të ishte. Stormi është një prej qënieve më të mira që njoh. Eshtë shoqja ime e ngushtë. Ma bën jetën më të thjeshtë. Më frymëzon dhe më surprizon me mënyrën se si ka filluar të mendojë”, citohet të ketë thënë ai.
Deklarata e njëjtë është bërë edhe nga Kylie, e cila kur pati konfirmuar ndarjen, pati thënë se vogëlushja mbetet një prioritet për të dy./Gazeta Sinjali/