image Transplanti i parë në botë: 74-vjeçari merr zemrën e një lope

Kuriozitete

Transplanti i parë në botë: 74-vjeçari merr zemrën e një lope

news image

Mjeku i pensionuar, njëkohësisht veterani i Ushtrisë Territoriale, John Smallwood, i është nënshtruar një operacioni për zëvendësimin e valvulave të zemrës.

74-vjeçari kishte nevojë për dy valvula të reja dhe kështu një zemër lope u përgatit për transplantim posaçërisht për atë.

Smallwood, i cili edhe më parë i ishte nënshtruar një operacioni i cili nuk pati sukses, është personi i parë që iu transplantua valvula e zemrës së një lope, teksa ishte i zgjuar në vend se të ishte nën anestezi të përgjithshme.

Ai e ka përshkruar përvojën si “Star Wars”.

Udhëheqësi i operacionit e paralajmëroi atë se procesi do të ishte më i vështirë sesa operacionet e zëvendësimit të valvulës aortale.

Nëse ai lëvizte qoftë edhe një moment, ai rrezikohej të vdiste.

Pavarësisht se fillimisht ishte ‘pak i tronditur’ rreth operacionit, pasi e diskutoi atë me familjen e tij, John pranoi të operohej.

John tha se u trondit kur pa 15 apo edhe më shumë mjekë duke e operuar.

“Ishte si diçka nga Star Wars. Ndihem jashtëzakonisht me fat që e kam pasur këtë operacion.”-u shpreh 74-vjeçari për mediat e huaja.

/GazetaSinjali/