image Transgjinori rrëfen për ndërhyrjet: Hoqa gjoksin, ndërhyrjet përfundimtare do t'i bëj jashtë

Shqipëri

Transgjinori rrëfen për ndërhyrjet: Hoqa gjoksin, ndërhyrjet përfundimtare do t’i bëj jashtë

news image

Transgjinori, David Cuka, tregoi për ndërhyrjet që ka bërë në trupin e tij. Ai ka hequr gjoksin ndërsa thotë se ndërhyrjet përfundimtare do ti bëjë jashtë.

“Eleminova gjoksin. Pjesën hormonale nuk e kam nisur ende pasi në Shqipëri nuk është e mundur. Unë mund ta bëj tranzicionin, dua ta bëj të plotë, do ti realizoj jashtë.”

Fotografi Cuka ishte në “Jeto me Orën” në RTV ORA ku ndau pasionin e tij për fotografinë dhe planet për të ardhmen.

Një nga projektet me të cilat po merret është realizimi i 999 fotove. Ai tregoi dhe arsyen pse ka vendosur të realizojë këtë numër fotografish.

David Cuka: Fotografinë e kam nisur  në 2016 ndërsa projektin në 2019. Një vajzë erdhi të më tha kam ardhur vetëm të pyes pse 999 foto dhe tha do të iki. Është numër  dokumentues që mund të përfshijë këdo si dhe është një numër që do të ngelet në memorie. Kam arritur të realizoj 891.

Sa i përket një ndër fotove më të bukura që ka realizuar ai veçon atë të një të moshuari.

/GazetaSinjali/