image Transferimi i Strakoshas tek Chelsea varet nga Kepa, spanjolli tregon nëse do të largohet nga londinezët

Futboll

Transferimi i Strakoshas tek Chelsea varet nga Kepa, spanjolli tregon nëse do të largohet nga londinezët

news image

Thomas Strakosha është kandidati kryesor për gardianin numër dy të portës së Chelseas.

Portieri shqiptar do të largohet nga Lazio dhe shpreson një kalim tek Chelsea.

Megjithatë, lëvizja e tij mund të varet tek ajo se cila do të jetë e ardhmja e portierit spanjoll, Kepa Arrizabalaga.

Spanjolli ka folur për të ardhmen e tij, duke aluduar në një largim pasi kërkon të luajë më tepër.

“Jam në një klub shumë të madh. Do të flas me trajnerin dhe do të vendosim, por me mesazhin e qartë, që dua të luaj më shumë”, ka deklaruar ai.

Thomas Strakosha, një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Kepën te Chelsea, ka rikonfirmuar Fabrizio Romano.

/GazetaSinjaliSport/