Klubi basketbollistik KB Trepça ka njoftuar për një transferim të madh të shtunën në mbrëmje.
Klubi ka bërë të ditur për marrëveshjen që ka arritur me organizatorin Devon van Oostrum, i cili sezonin e fundit luajti për kampionin e Sllovakisë, Levice.
Van Oostrum u shpall kampion dhe regjistroi 10.6 pikë dhe 5.1 asistime për ndeshje.
“Organizatori 193 cm i gjatë përveç Levice, karrierë ka zhvilluar edhe në Baskonia, Cibona, MZT, Heroes Den Bosch, Koroivos, London Lions etj.”, thuhet në njoftim.