image Trajtimi skandaloz i Edi Ramës ndaj Behgjet Pacollit: Do i hedhësh ato lekët në llogari se të kemi bërë hero?

Kosovë

Video/ Trajtimi skandaloz i Edi Ramës ndaj Behgjet Pacollit: Do i hedhësh ato lekët në llogari se të kemi bërë hero?

news image

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka qenë i pranishëm në Durrës i shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli.

Rama i është drejtuar Behgjet Pacollit se kur do t’i japë paratë që ka premtuar për të prekurit nga tërmeti, të cilat Pacolli ka thënë se do t’i japë 1 milion.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët në llogari apo jo..?

Behgjet Pacolli: Po, po.

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, disa ditë më parë ka njoftuar që familja e tij do të kontribuojë 1 milion euro në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri./Gazeta Sinjali/