Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për ndeshjen ndaj Serbisë, duke thënë se do të do të jetë një lojë interesante dhe emocionuese.
Yakin thotë se dy skuadrat duhet të koncentrohen vetëm te futbolli, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se do të përgatitemi mirë dhe do të na duhet të mbledhim të gjitha forcat për të luajtur me Serbinë”, tha Yakin pas humbjes 2-0 të së hënës kundër Brazilit në Doha.
“Duhet të fokusohemi vetëm te futbolli, të dyja skuadrat”.
Zvicra do të kualifikohet në fazën tjetër vetëm me një barazim kur të përballet me Serbinë të premten, me kusht që Kameruni të mos mund Brazilin në të njëjtën kohë.
Megjithatë Yakin këmbënguli se ai nuk do të udhëzojë ekipin e tij të luajë për një pikë.
“Më pëlqejnë rezultatet pozitive. Si trajner nuk mund ta dërgoni skuadrën tuaj për të luajtur për një barazim. Ne duam të përpiqemi të fitojmë ndeshjen dhe shpresojmë që të kemi cilësinë për ta bërë këtë,” tha ai.
31-vjeçari Shaqiri humbi ndeshjen e së hënës me një dëmtim të lehtë, por Yakin tregoi se anësori i Chicago Fire duhet të kthehet në kohë për t’u përballur me Serbinë.
“Ai kishte një tendosje muskulore. Ne bëmë disa teste dhe nuk ishim saktësisht të sigurt se çfarë ishte gjendja e tij, kështu që nuk donim të rrezikonim”, tha ai.