image Trajneri i Turqisë flet pas eliminimit nga Kupa e Botës: Ajo që është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë

Futboll

Trajneri i Turqisë flet pas eliminimit nga Kupa e Botës: Ajo që është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë

news image

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka reaguar me qetësi pas eliminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Botës.

Pas ndeshjes, tekniku italian zbuloi mesazhin që ua përcolli futbollistëve në dhomat e zhveshjes:

“U thashë lojtarëve të largohen me kokën lart sepse dhanë gjithçka. Ajo që është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë.”

Montella theksoi se pavarësisht zhgënjimit për eliminimin, ai është krenar për angazhimin dhe sakrificën që treguan futbollistët gjatë gjithë turneut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/