image Trajneri i PSG, Luis Enrique: Në Paris do jemi më të fortë, nuk kemi asgjë për të humbur

Futboll

Trajneri i PSG, Luis Enrique: Në Paris do jemi më të fortë, nuk kemi asgjë për të humbur

news image

Skuadra e Dortmundit sonte fitoi ndaj PSG’së në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dortmund triumfoi ndaj PSG me rezultatin 1-0, me golin e Fullkrug.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG’së, Luis Enrique tha se skuadra e tij nuk ka çka të humb në ndeshjen e kthimit dhe se do japin maksimumin për të kaluar tutje.

“Është futboll. Shumë herë, është i mrekullueshëm. Herë të tjera, ndodh kështu. Do të kishim preferuar të ishim në një situatë më të mirë. Ishte një lojë e ekuilibruar. E dinim se nuk do të ishte e lehtë. Në Paris, ne do të jemi shumë të fortë dhe nuk kemi asgjë për të humbur”, tha Enrique.

/GazetaSinjali/