image Trajneri i Manchester United konfirmon ardhjen e Diallos

Futboll

Trajneri i Manchester United konfirmon ardhjen e Diallos

news image

Manchester Unitedi do të forcohet në janar me talentin e Atalantës, Amad Diallo, por nuk pret shumë ndryshime në skuadër, sipas trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Sinjali Sportiv.

“Djajtë e kuq” konfirmuan blerjen e 18-vjeçarit nga Serie A për 37 milionë funte verën e kaluar, me Dialloni që qëndroi në Atalanta për t’u rritur më shumë si lojtar.

Pas fitores së madhe 2-1 kundër Aston Villës, që barazoi në krye të rënditjes Liverpoolin, Solskjaeri konfirmoi ardhjen e Diallos.

Amad, i kemi plotësuar të gjitha dokumentet, nuk shoh ndonjë pengesë. Shpresoj shumë shpejt ai do të jetë me ne. Shumë i ngazëllyer që do ta kemi atë. Do t’i duhet kohë për t’u zhvilluar. Përveç kësaj nuk po mendoj shumë për janarin”, tha Solskjaeri./Sinjali Sportiv/