Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet që do t’i zhvillojnë gjatë muajit shtator.
Shqipëria më 4 shtator do të përballet me Bjellorusinë kurse më 7 shtator do të përballet me Lituaninë, shkruan Gazeta Sinjali.
Armando Broja dhe Ramen Çepele janë dy futbollistët e rinj që i janë bashkuar Kombëtares shqiptare.