image Trajneri i Feyenoordit i pakënaqur me barazimin kundër Dritës

Futboll

Trajneri i Feyenoordit i pakënaqur me barazimin kundër Dritës

news image

Trajneri i Feyenordit, Arne Slot ka kritikuar lojtarët e tij pas barazimit pa gola me Dritën në “Fadil Vokrri”.

“Intelektualët” kanë arritur që të nxjerrin një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Conference League.

Sfida që u zhvillua mbrëmë në Fadil Vokrri u mbyll pa gola dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e radhës e cila do të zhvillohet në javën e ardhshme.

Pas barazimit në Fadil Vokrri, ka folur trajneri i Feyenoordit, Arne Slot.

Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ne e kishim topin shpesh dhe për një kohë të gjatë, por krijuam vetëm tre ose katër raste. Kjo nuk është e mirë, shumë zhgënjyese. Ne gjithmonë duhet të kalonim 11 lojtarë dhe ekipi ende ka shumë probleme me këtë për momentin. Ka pak krijimtari në ekip”, ka deklaruar Slot.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam./Gazeta Sinjali Sporti/