Në Serbi po votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete.
Madje u raportua se serbët e Kosovës në mënyrë të organizuar u nisën drejt Serbisë për të votuar.
Rada Trajkoviq nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter ka shprehur pakënaqësi ndaj presidentit serb Vuçiq dhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ajo ka postuar foto ku shihet një numër i madh i qytetarëve duke pritur në radhë për të votuar.
Trajkoviq ka akuzuar presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti, për këtë gjë, duke shtuar se i kanë poshtëruar serbët duke i trajtuar në këtë mënyrë.
“Kosova nën Kurtin – demokratike por vetëm nëse jeni i përkatësisë së duhur etnike. Nëse je serb i Kosovës, qeverisë Kurti nuk do t’i interesojë nëse nuk mund ta ushtrosh i lirë të drejtën tënde kushtetuese për të votuar”, ka thënë Trajkoviq
Ajo tutje shtoi: “Serbët nga Kosova, të çnjerëzuar, të poshtëruar, dhe të shtyrë në një “vathë” të tillë zgjedhor nga Vuçiqi dhe Kurti“.