image Trajkoviq: Po më kërcënojnë jo vetëm mua, por edhe fëmijët e mi, përgjegjësinë e ka Aleksandar Vuçiq

Politikë

Trajkoviq: Po më kërcënojnë jo vetëm mua, por edhe fëmijët e mi, përgjegjësinë e ka Aleksandar Vuçiq

news image

Këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq  e akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiq për sigurinë e saj dhe të familjës së saj, që sic thotë Trajkoviq, është në rrezik.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, ka shkruar se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.

Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentin serb.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, po akuzohet nga pushteti në Serbi vazhdimisht për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

/GazetaSinjali/