Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, në Bruksel.
Trajkoviq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se me këtë marrëveshje është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.
Ajo tha se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa të skadojnë.
“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.
Kosova dhe Serbia mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat, ku sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.