image Trajkoviq: Marrëveshja e Washingtonit, tërmet politik për Vuçiqin

Rajon

Trajkoviq: Marrëveshja e Washingtonit, tërmet politik për Vuçiqin

news image

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se paraqet një tërmet të madh politik për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha për televizionin serb “N1” se vendimet që Vuçiq nënshkroi për të zbatuar, e sjellin atë në konflikt me Kinën dhe Rusinë në një mënyrë të caktuar.

“Ai pranoi detyrimet e shtetit amerikan pikërisht në mënyrë që të zgjaste jetën e tij politike. Që do të thotë që një karrige është hequr tashmë. Marrëveshjet në lidhje me gazin për Rusinë, janë gjithashtu një përparësi dhe Vuçiq gjithashtu pranoi një karrige tjetër atje, për të zhvlerësuar ngadalë një partner tjetër strategjik. Është një tërmet i madh politik për Vuçiqin”, tha Trajkoviq.

Sipas saj, marrëveshja e Washingtonit e vuri Vuçiqin në thelb të ndërpresë marrëdhëniet me ‘vëllain e tij kinez Xi Jinping”.

/Gazeta Sinjali/