image Trajkoviq: Kam informacione se janë vrarë më shumë se tre serbë, dikush negocioi për ta nxjerrë atë grup nga Kosova

Politikë

Trajkoviq: Kam informacione se janë vrarë më shumë se tre serbë, dikush negocioi për ta nxjerrë atë grup nga Kosova

news image

Duke komentuar sulmet e formacioneve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, njëherësh edhe këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se në veri po zhvillohet “një luftë e pamëshirshme”.

Trajkoviq, ka shtuar Beogradi nuk ishte i befasuar nga konflikti i 24 shtatorit, që ndodhi në fshatin Banjskë, të Zveçanit (mes policisë dhe formacionit kriminal).

Këshilltarja në Qeverinë e Kosovës ka theksuar se dikush ka negociuar për të nxjerrë atë formacion kriminal prej Kosovës.

“…Është mirë që dikush negocioi dhe punoi për ta nxjerrë atë grup nga Kosova”, ka thënë ajo për “N1“.

Sipas saj, ka shumë gjasa që përfaqësuesit ndërkombëtarë në thelb kanë ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve që ishin të vendosur të luftonin deri në fund.

“Përgatitja e policisë së Kosovës është në nivel të lartë, si mendoni se do të dukej Serbia sot po të kishim 30 serbë të vrarë, në anën tjetër shqiptarë të vrarë. “Çfarë do të ishte kjo?” pyeti ajo.

Sipas saj, pjesëtarët e policisë së Kosovës sigurisht që nuk do të punonin në një plan për nxjerrjen e njerëzve që vranë kolegun e tyre.

“Ata mund të jenë vetëm në Serbinë qendrore dhe të merren nga autoritetet e sigurisë – BIA, policia, gjyqësori, në mënyrë që të kryhen procedura që do t’i thërrasin këta njerëz në përgjegjësi”, ka thënë Trajkoviq, duke theksuar se shteti përgjegjës duhet të përcaktojë kush qëndron pas tyre.

Trajkoviq ka thënë se në veri të Kosovës po zhvillohet një “luftë e pamëshirshme” dhe se Beogradi nuk ishte i befasuar nga sulmi i së dielës, por e pa se “aksioni nuk ishte i përgatitur sa duhet dhe se do t’i shkaktonte një goditje të madhe Beogradit”.

“Prandaj kishte heshtje, prandaj të gjithë hoqën dorë nga serbët nga Kosova, fjalë për fjalë i lanë të vetëm”, citohet të ketë thënë Trajkoviq për ngjarjet në veri të Kosovës në fshatin Banjskë.

“Sot kemi tre serbë të vrarë, ka zëra për më shumë, kam informacione që thonë se ka më shumë”, citohet të ketë thënë më tej ajo.

/GazetaSinjali/