image Trajkoviq i përgjigjet Vuçiq: Kot po përpiqesh të më trembësh, unë jam në anën e drejtë

Politikë

Trajkoviq i përgjigjet Vuçiq: Kot po përpiqesh të më trembësh, unë jam në anën e drejtë

news image

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, përmes një postimi në Twitter i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se më kot po përpiqet ta trembë. 

Ajo tutje ka thënë se serbët në Kosovës duhet të heqin qafe kriminelët.

“Më kot po përpiqesh të më trembësh Aleksandër Vuçiq. Më kot, analistët e tu në PINK (TV) më bëjnë objektiv qitjeje 24 orë në ditë para gjithë kombit. Më kot ju zgjoni edhe ‘të fjeturit’ brenda opozitës në përpjekje për të më diskredituar. Unë jam në anën e drejtë. Serbët në Kosovës duhet të heqin qafe kriminelët.” – ka shkruar ajo në llogarinë e saj.

Ajo ka shtuar se serbët e Kosovës duhet të rikthehen në periudhën para vitit 2012.

/GazetaSinjali/