Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Azerbajxhani, Ilham Aliyev.
Trajkoviq përmes një shkrimi në rrjetin social “X” (ish-Tëitter), ka thënë se Kurti dëshirontë të ishte si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por sipas saj, ajo frikësohet se Kurti po shkon rrugës së presidentit të Azerbajxhanit, Aliyevit.
Këtë reagim Trajkoviq e ka ndërlidhur me arrestimet e fundit të serbëve që për të janë një përshkallëzim dhe destabilizim i ri.
“KFOR-i nuk iu përgjigj sulmit në veri në atë kohë sepse e di shumë mirë se përshkallëzimi çon në destabilizimin. Arrestimet e koordinuara të serbëve në mbarë Kosovën janë një përshkallëzimi dhe destabilizimi i qartë dhe i vetëdijshëm i komunitetit tonë. Kurti donte të ishte Zelensky dhe kam frikë se ai shkoi në rrugën e Aliyevit.” – ka shkruar ajo në “X”.
Kujtojmë se presidenti i Azerbajxhanit njihet si lider autoritar për raporte jo të mira me perëndimin dhe shtypje të opozitës atje.