Në sheshin “Skenderbeu”, dhjetra protestues kanë mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme në përkrahje të popullit ukrainas.
Por, Rada Trajkoviq ka ironizuar me numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë protestë duke theksuar se më shumë kishte kamera televizive sesa të pranishëm.
“Me gjithë fjalët e forta, pjesëmarrja shumë e ulët në protestën në Prishtinë në mbështetje të Ukrainës. Kamerat televizive ishin më shumë se të pranishmit. Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë nxitur ndjenja antisllave dhe kjo mungesë e dukshme e solidaritetit me Ukrainën është pasojë e veprimeve të tyre”, shkroi ajo.
Ndërsa analisti britanik për çështje të Ballkanit, Tim Judah në replikë ndaj Trajkoviqit tha se arsyeja e numrit të vogël në protestë për Ukrainën mund të jetë pasi kjo e fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Me sa duket fakti që për arsyet e veta të dukshme (Krime, Donbas) Ukraina nuk e ka njohur Kosovën është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”, tha ai.
Trajkoviq i kundërpërgjigjet Judah me pyetje: “A po thoni ju se kosovarët nuk duhet të ndjejnë empati me vuajtjet e ukrainasve nëse shteti i tyre nuk e njeh Kosovën?“.