Një person ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë dje në Horgen të Zvicrës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas mediumit zviceran ‘Blick’, viktima është një 83-vjeçar me prejardhje nga Kosova, teksa rrethanat se si ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta.
Në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e të moshuarit.
Fotot tregojnë një tendë që ishte vendosur përballë transportuesit.
Policia kantonale bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte një 51-vjeçar i cili po lëvizte në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit. Përplasja ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën.
Ecuria e saktë e aksidentit tani po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publike.