Një burrë ka raportuar në Polici se gruaja e tij ka ndërruar jetë dje në një spital në Prishtinë gjatë një intervenimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që thotë ai, viktima ka vendosur disa stenta para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar.
Po ashtu i njëjti dyshon se stentat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.
Sinjali mëson se rasti në fjalë ka ndodhur te Spitali Amerikan në Prishtinë.
Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë, 29.11.2020 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital.
Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenta para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stentat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.