image Tragjike/ Vdes një 18-vjeçar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Siguri

Tragjike/ Vdes një 18-vjeçar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

news image

Një 18-vjeçar me inicialet A.Z., ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Gjilan, njofton Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë, 27 e 24 vjeçar.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq rasti sipas policisë ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:55 në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale.

Në aksident kanë qenë të përfshira automjeti i viktimave dhe një kamionet.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin e Rajonal të Ferizajit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 02:55 në rrugën magjistralen Ferizaj-Gjilan, në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një automjet – kamionet me targa vendore i parkuar.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrin në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore.

Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit,  përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet,  humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj) , ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjecar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në  Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë duke e hetuar rastin.

/GazetaSinjali/