Një 62-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në Prizren, ku dyshohet se ka rënë nga kulmi i shtëpisë së tij, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është S. Z. (62-vjeçar).
Ngjarja është raportuar gjatë ditës së 13 korrikut në rrugën “Kalaja e Krujës”, pasi Emergjenca e Prizrenit ka njoftuar Policinë për një person të gjetur pa shenja jete.
Sipas informatave që posedon Sinjali, dëshmitari B.M. (63 vjeç), i cili ishte duke punuar në shtëpinë e viktimës, e ka gjetur atë të shtrirë në tokë dhe ka njoftuar menjëherë ekipet emergjente.
Mjeku që ka dalë i pari në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e 62-vjeçarit.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshohet që viktima ka rënë nga kulmi i shtëpisë, nga një lartësi prej rreth 8 deri në 9 metrash.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit e stacionit, Hetimet Rajonale, si dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!