image Tragjike për familjen Vrankaj: Kjo është 19-vjeçarja që vdiq pasi u dërgua në gjendje të rëndë në spital

Siguri

Tragjike për familjen Vrankaj: Kjo është 19-vjeçarja që vdiq pasi u dërgua në gjendje të rëndë në spital

news image

Një 19-vjeçare nga Klina ka humbur jetën të enjten pasdite në Spitalin Rajonal të Pejës pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore. Për vdekjen e saj tashmë është iniciuar hetim për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e këtij rasti të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima ishte dërguar në spital pasi fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë, por nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të ekipit mjekësor.

Sinjali ka mësuar se vajza që humbi jetën është Bute Vrankaj.

Bazuar në informacionet e para, viktima është dërguar në QKMF me vjellje e diarre dhe nuk ka pasur shenja të dhunës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale atje, me ç’rast ka bërë të ditur se është hapur rasti ‘Hetim i vdekjes’ dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/