image Tragjike/ Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

Siguri

Tragjike/ Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

news image

Një grua ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në dalje të fshatit Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është një grua rreth moshës 36 vjeçare, me inicialet K.G, ndërsa të lënduar janë dy të rinj, një 18 vjeçar me inicialet A.G. dhe një 20 vjeçar me inicialet L.G.

Vdekja e 36-vjeçares është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt. Ndërkaq, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në këtë spital.

Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë.

Shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet, duke kaluar në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes, ku e ka goditur një shtyllë elektrike të betonit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 12:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se është një aksident komunikacioni në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj .

Aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ndodhur, derisa një automjet civil i udhëtarëve Opel me targa vendore ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli dhe posa arrin në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë ( mot me shi) shoferi e humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes. Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit me inicialet A.G ( M/K) i moshës 18 vjeçar dhe një pasagjerë tjetër me inicialet L.G (M/K) i moshës 20 vjeçar.

Të njëjtit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku dhe po trajtohen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë nga stacioni policor i Ferizajt, Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, Brigada e Zjarrfikësve nga Ferizaj dhe auto-ambulanca e spitalit rajonal të Ferizajt. Gjithashtu në vendin e aksidentit ka dalë edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe me vendim të tij, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./GazetaSinjali/