image Tragjike në Tiranë, humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

Shqipëri

Tragjike në Tiranë, humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

news image

Dy persona kanë humbur jetën këtë pasdite pasi janë asfiksuar nga gazi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë, ku dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/GazetaSinjali/