image Tragjike/ Ndërron jetë 6-vjeçari që u zu nga dyert e metalit dje në Gjilan

Siguri

Tragjike/ Ndërron jetë 6-vjeçari që u zu nga dyert e metalit dje në Gjilan

news image

Florian Matoshi, 6-vjeçari nga Gjilani nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që pësoi nga dyert e metalit, dje në fshatin Vërbicë të Kmetovcit, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur babai tij, përmes një postimi në Facebook.

“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6-vjeçare ka vdekë djali jem, Loli, Florian Matoshi. T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…Varrimi bëhet nesër, me kohen e Xhumas, në Vërbicë të Kmetovcit”, shkroi ai./Gazeta Sinjali/