Gazeta Sinjali para pak minutash raportoi për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur sonte pas mesnate në Pejë. Sinjali mëson se viktima që nuk u mbijetoi plageve të marra është Mentor Krasniqi, rreth 45 vjeçar.
Ai ishte me veturën e tij duke dalë në rrugë kryesore, përderisa u godit nga vetura afër “Peja City, të cilën e drejtonte Luan Lajqi.
Sinjali merr vesh se viktima është vëllai i pronarit të restorant “Toni”.
I dyshuari është arratisur nga Spitali, sapo ka kuptuar që një person ka pësuar në aksidentin që dyshohet se e ka shkaktuar ai.