image Tragjike: Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Siguri

Tragjike: Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

news image

Katër persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore, në rrugën Ferizaj-Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në aksident, sipas Policisë janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidentit, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

aksiii 1

Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/