image Tragjike: Humb jetën i riu nga Podujeva që u rrah brutalisht para disa ditësh

Siguri

Tragjike: Humb jetën i riu nga Podujeva që u rrah brutalisht para disa ditësh

news image

Ka ndërruar jetë i riu nga Podujeva, pasi u rrah brutalisht para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun, 18-vjeçar. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.

Sipas familjarëve, i njëjti ishte goditur me veturë, e më pas ishte sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar tashmë plagë vdekjeprurëse.

Ditë më parë Policia ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

https://sinjali.com/tentim-vrasje-ne-podujeve-theret-me-thike-nje-19-vjecar-dergohet-me-urgjence-ne-qkuk/?fbclid=IwAR0D-TOkVLZ66FXiNlfTRh5fKLQqrdjXnXPwoj9Y-YXGQhRvT90sqLzMzGw

/GazetaSinjali/