image Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Gjakovë

Siguri

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Gjakovë

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë ku një person është gjetur pa shenja jete, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca, që njoftuan se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, i cili në rrethana ende të panjohura është gjetur i vdekur, në shtëpinë e tij.

Rasti ka alarmuar familjen, që njoftuan Autoambulancën dhe Policinë, me ç’rast pas ekzaminimit nga ana e ekipit mjekësor, u konstatua se 39-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/