image Tragjike: Gjendet i varur një 26-vjeçar në Doblibarë të Gjakovës, mjeku konstaton vdekjen

Siguri

Tragjike: Gjendet i varur një 26-vjeçar në Doblibarë të Gjakovës, mjeku konstaton vdekjen

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për një të ri, të moshës rreth 26-vjeçare.

Viktima u gjet i varur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Njësitë policore tashmë kanë intervenuar, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/