image Tragjike, furgoni godet për vdekje një grua në Prizren

Siguri

Tragjike, furgoni godet për vdekje një grua në Prizren

news image

Një grua e lindur në vitin 1946 ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti që përfundoi me fatalitet ka ndodhur për shkak të moskujdesit të shoferit që drejtonte automjetin, vlerëson policia.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Togeri i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“ Duke manovruar me lëvizje nga mbrapa në parking privat në drejtim të stacionit të autobusëve, duke mos pasur kujdes ndaj kalimit të këmbësorëve në atë pjesë, ka goditur një person të gjinisë femërore, e lindur në vitin 1946. Duke e futur nën pjesën e poshtme të minibusit ku si pasojë viktima ka gjetur vdekjen. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i emergjencës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Njësitë e hetimeve rajonale të trafikut rrugor bashkë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit me fatalitet. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, konfirmoi Osmanollaj.

/Gazeta Sinjali/