Dy fëmijë dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se fëmijët ndodheshin brenda shtëpisë kur ka shpërthyer zjarrin dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e tij.
Njëri nga fëmijët tani është nxjerrë nga shtëpia, ndërsa tjetri është ende brenda.
Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/