Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, ka humbur jetën një fëmijë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Brigada e Zjarrfikësve kanë bërë të ditur për Sinjalin se kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën, i cili ishte i palëvizshëm.
Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, teksa për rastin është njoftuar edhe Policia.
Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes.