Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Malishevë, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se dy ngasësit e veturave të përfshira në aksident kanë humbur jetën.
Graishta tha se në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante.