image Tragjike: 4 persona vdesin në një aksident në Laç, në mesin e viktimave edhe një 16-vjeçare

Shqipëri

Tragjike: 4 persona vdesin në një aksident në Laç, në mesin e viktimave edhe një 16-vjeçare

news image

E diela ka përgjakur rrugët e vendit, ku 4 persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë më makinë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Viktimat janë A. D., 39 vjeç, A. A., 30 vjeç, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe. Ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur R. H., 34 vjeçe.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /GazetaSinjali/