Një e mitur dyshohet se ka rënë nga një objekt sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
E njëjta është dërguar pa shenja jete në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.
Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur rreth orës 22:20.